Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë! Ja ç’pritet të diskutohet
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, në orën 13:00, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit. Gjatë mbledhjes, grupi i punës do të informojë rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të 9 nëntorit. Diskutime dhe vendimarrje do të ketë gjithashtu edhe mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Mbledhja e Kryesisë së PD-së vjen vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit. Deri më tani,...