Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTO/ U gjet i pajetë në breg të lumit Mat, kush është 65-vjeçari që u vra me armë zjarri
Personi në foto është 65-vjeçari Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme pranë brigjeve të lumit Mat, në fshatin Pllanë të Lezhës. Policia bënë më dije se trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se Tusha është dhunuar fillimisht, pasi janë konstatuar disa plagë në trup dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po heton pistën e një krimi në familje. Dyshimet lidhen, pasi viktima ishte pajisur dy herë me urdhër mbrojtjeje, për shkak të konflikteve të vazhdueshme me të birin. Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A....