Shuhet “Tano Cariddi” i kinemasë italiane, Remo Girone u bë i njohur me serialin e famshëm “Oktapodi”

Shuhet “Tano Cariddi” i kinemasë italiane, Remo Girone u bë i njohur me serialin e famshëm “Oktapodi”

Bota e kinemasë dhe televizionit është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur italian Remo Girone, i cili u shua në moshën 76-vjeçare në Montekarlo, ku jetonte prej disa kohësh. Emri i Girone-s është i lidhur ngushtë me historinë e televizionit italian dhe europian. Ai u bë i famshëm në vitet ’80 falë rolit të Tano Cariddi, personazhi i errët dhe i fuqishëm në serialin legjendar “La Piovra”, që trajtonte lidhjet midis mafies dhe politikës. Interpretimi i tij i fuqishëm e bëri Cariddin një figurë kult në historinë e televizionit. Por karriera e Remo Girone-s nuk u kufizua vetëm në ekranin e vogël. Ai ishte aktiv në teatër, kinematografi dhe projekte televizive ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me emra të njohur të artit botëror...