Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon
Tirana ia doli që të marrë një fitore që vlen më shumë se 3 pikë, teksa mposhti 0-3 Partizanin, në një derbi të dominuar në të gjitha aspektet. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, përgëzoi skuadrën për këtë triumf, në fjalimin e mbajtur në dhomat e zhveshjes pas sfidës. “Erdha t’ju falënderoj, me durim ia arritëm të fitojmë ndeshjen. Do ju thosha që është një ndeshje që e presin tifozët, të gjithë se është një luftë sportive e hershme. Unë shpresoj që ne të ecim drejt kësaj rruge. Kemi tre ndeshje shumë të rëndësishme për të mbyllur fazën e parë. Më besoni që testi juaj dhe i yni si klub, janë tre ndeshjet e ardhshme që kemi për të mbyllur fazën e parë. Sa i përket...