Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pritjes i erdhi fundi, Hamasi pranon pjesërisht planin e armëpushimit të Trumpit/ Çfarë kërkesash ka për të ardhmen e Gazës
Hamasi i është përgjigjur propozimeve të armëpushimit të SHBA-së, duke i pranuar ato pjesërisht, teksa ka kërkuar negociata të mëtejshme për disa pika kyçe. Në një deklaratë zyrtare, lëvizja palestineze u shpreh se ishte dakord të lirojë të gjithë të burgosurit izraelitë, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, sipas formulës së shkëmbimit të përfshirë në planin e Presidentit Trump. Sidoqoftë, Hamasi kërkon diskutime të mëtejshme për çështjet që lidhen me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat e popullit palestinez, duke deklaruar se këto pika janë ende nën shqyrtim brenda një kuadri kombëtar. Kjo deklaratë erdhi pakë orë më vonë ku Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka paralajmëruar se ka kohë deri ditëm e dielën për të pranuar planin për armëpushim...