Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sean “Diddy” Combs qau gjatë seancës gjyqësore në Manhattan? Detaji që nisi aludimet
Reperi dhe producenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, u shfaq të premten, në një sallë gjyqi në Manhattan për seancën e dënimit, tre muaj pasi u shpall fajtor për transportimin e individëve me qëllim përfshirjen në prostitucion. Gjatë procesit, ekipi i tij mbrojtës paraqiti për gjyqtarin një video 12-minutëshe ku Combs shihej duke kryer shërbime për komunitetin dhe duke kaluar kohë me familjen. Në pamjet e publikuara, artisti shfaqej duke mbajtur fjalime motivuese për fëmijët, duke kaluar momente të ngrohta me të bijtë, si dhe duke marrë pjesë në një maratonë bamirësie për arsimin, raportoi revista “People”. Videoja e emocionoi reperin 54-vjeçar, i cili në një moment u pa duke fshirë lotët me një pecetë që iu ofrua nga avokati i tij, Brian Steel....