Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reagon Hamas i thotë “Po” planit të Trump: I lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por nevojiten..
“Po planit të Trump për paqe, i lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por duhen sqarime të mëtejshme”. Kështu shkruan Hamas në Telegram, në arabisht, duke u shprehur i gatshëm ta pranojë planin me 20 pika të propozuar nga presidenti amerikan, duke kërkuar negociata shtesë për të diskutuar hollësitë. Teksti i mesazhit të Hamas në Telegram: “Në emër të Zotit, më të mëshirshmit, mëshirëplotit, deklaratë e rëndësishme mbi përgjigjen e Hamas ndaj propozimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në përpjekje për të ndalur agresionin dhe luftën shfarosëse kundër popullit tonë të qëndrueshëm në Rripin e Gazës, dhe duke u bazuar mbi përgjegjësinë kombëtare dhe kujdesin për parimet, të drejtat dhe interesat madhore të popullit tonë, Lëvizja e Rezistencës Islame ‘Hamas’ ka zhvilluar konsultime të thelluara brenda institucioneve të saj...