Plani i Trump për paqen, Hamas: I lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur

Plani i Trump për paqen, Hamas: I lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur

Hamasi i ka dorëzuar ndërmjetësve përgjigjen e tij për planin e paqes të prezantuar nga presidenti amerikan Donald Trump, pak orë pas ultimatumit të Uashingtonit dhe paralajmërimeve të Shtëpisë së Bardhë. Sipas njoftimit të grupit të armatosur palestinez, ai pranon të dorëzojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, në përputhje me pikave të propozuara nga plani amerikan, brenda 72 orësh. Hamasi deklaron gjithashtu se është i gatshëm të nisë menjëherë negociatat përmes ndërmjetësve, për të përcaktuar detajet e nevojshme për realizimin e procesit. Teksti i mesazhit të Hamas në Telegram: “Në emër të Zotit, më të mëshirshmit, mëshirëplotit, deklaratë e rëndësishme mbi përgjigjen e Hamas ndaj propozimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.Në përpjekje për të ndalur agresionin dhe luftën shfarosëse...