Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Poloni/ Zbulohet ‘komploti rus’ me kanaçe ushqimore të mbushura me eksplozivë
Prokuroria Kombëtare e Polonisë po heton një komplot të dyshuar rus, që përfshinte futjen në vend të kanaçeve ushqimore me etiketa “misër”, por të mbushura me eksplozivë, raportojnë mediat polake. Sipas gazetës Gazeta Wyborcza, burime nga Prokuroria Kombëtare dhe Agjencia e Sigurisë së Brendshme (ABË) konfirmuan rastin. I dyshuari është një shtetas ukrainas, i identifikuar vetëm si Władysław D., që dyshohet se ka lidhje me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse (GRU). Sipas burimeve, person ka transportuar kanaçet nga një varrezë në Lituani dhe i ka lënë ato pranë qytetit Lodz në qendër të Polonisë. Sipas një eksperti ushtarak, sasia e eksplozivëve që besohet se ishte përdorur mund të shkaktonte dëmtime të mëdha në automjete dhe plagë serioze për njerëzit që do të gjendeshin pranë. Koordinatori...