“Nuk janë vetëm 3 emra’’, Bylykbashki: Ja kush është garancia e fitores

“Nuk janë vetëm 3 emra’’, Bylykbashki: Ja kush është garancia e fitores

“Qasja e Partisë Demokratike nuk është diskutimi i emrave të veçantë. Emra ka më shumë sesa 3”.  Kështu u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN.  “Fokusi është gjetja e modelit, që i përshtatet një serie rrethanash, në funksion të objektivit që është fitorja e zgjedhjeve. Do të jetë kandidat politik, për të cilin palët bien dakord. Edhe nëse nuk ka ekspozimin e radhës së parë politike, mbetet një figurë që investohet politikisht nga opozita”, sqaroi Bylykbashi.  “Ajo që ka bërë PD-ja është hapja e një fronti sa më të madh dhe për të farkëtuar një lidhje mes partive opozitare, që do të jetë garancia e fitores. Ne e pamë edhe në zgjedhjet e fundit, që koalicionet...