Sulmet me dronë në Ukrainë, humb jetën gazetari francez

Sulmet me dronë në Ukrainë, humb jetën gazetari francez

Gazetari francez Antoni Lallican është vrarë në Ukrainë nga një sulm me dronë. Lajmi është bërë i ditur nga Federatat Ndërkombëtare dhe Europiane të Gazetarëve (IFJ-EFJ), të cilat kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe të afërmit e Lallican. Në deklaratën e përbashkët, federatat theksojnë se dënojnë këtë krim lufte dhe kërkojnë nga autoritetet të nisin një hetim për të identifikuar përgjegjësit. Ky është rasti i parë në Ukrainë ku një gazetar humb jetën si pasojë e një sulmi me dronë. Ngjarja ndodhi të premten në mëngjes ku në të njëjtin sulm mbeti i plagosur edhe gazetari ukrainas Heorgiy Ivanchenko. Të dy gazetarët mbanin pajisje mbrojtëse dhe jelekë antiplumb me mbishkrimin “Press”. Antoni Lallican, banues në Paris, ndodhej në rajonin e Donbasit si pjesë...