BIRN: Qeveria synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

BIRN: Qeveria synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

Në një konferencë për shtyp të premten, ku prezantoi legjislacionin ekzistues mbi ndërtimet dhe menaxhimin e territorit, duke përsëritur premtime të vjetra dhe të reja për çrrënjosje të “kancerit” e të ngjashme, kryeministri Edi Rama këmbënguli në shmangien e gjykatës si kontrolluese e vendimeve të institucioneve në varësi të ekzekutivit. “Një tjetër masë e marrë është që ankimet administrative dhe gjyqësore nuk e pezullojnë ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit,” tha Rama. “Masë e rëndësishme, sepse ka pasur shumë spekulime dhe abuzime,” shtoi ai. Kryeministri iu referua më pas gjatë e gjatë vendimeve gjyqësore që i cilësoi si abuzive, duke pretenduar se sulmi verbal ndaj gjyqtarëve ishte zgjedhja e vetme, edhe pse jo normale. “Si merret masë sigurie për ndërtim...