Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Gara për Tiranën/ Lëvizja Bashkë publikon emrin, Arlind Qorin si kandidat për bashkinë
Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, pas shkarkimit të Erion Veliajt. Qori do të garojë për të qenë numri një i kryeqytetit përballë kandidates së PS, Ogerta Manastirliut dhe kandidatit/es të PD (ende i pacaktuar). Postimi i plotë: ARLIND QORI, ALTERNATIVA E VËRTETË PËR TIRANËN Propozimi i Lëvizjes BASHKË për mbarë qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit është emri i kryetarit të saj, Arlind Qori, zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj. Për ne, zgjedhjet në...