U gjet i varur në Bruksel, flet për herë të parë vëllai i viktimës: Mesazhet që na ka dërguar na bëjnë të dyshojmë

U gjet i varur në Bruksel, flet për herë të parë vëllai i viktimës: Mesazhet që na ka dërguar na bëjnë të dyshojmë

Vëllai i 29-vjecarit që u gjet i varur në Bruksel, Redi Halilaj, ka hedhur poshtë spekulimet që vdekja ka të bëjë me çështje kriminale, duke sqaruar se e gjithë ngjarja ka të bëjë me vetëvrasje nga depresioni.Në  një intervistë për Top News, ai tregoi se autoritetet belge kanë përfunduar autopsinë, e cila konfirmon vetëvrasjen dhe nuk ka gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit. “Është çështje depresioni, nuk ka të bëjë me gjëra të tjera që thuhen në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka pasur vëllai, por mesazhet që na ka dërguar na kanë bërë të dyshojmë se ka shkuar në gjendje depresioni”, tha ai. Redi theksoi se disa anëtarë të familjes kishin marrë mesazhe nga Bekimi pak para ngjarjes dhe kërkoi që mediat të mos e keqinterpretojnë rastin....