Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrestimi i 27 grekëve në flotiljen për Gazën, Greqia dërgon notë proteste ndaj Izraelit
Athina zyrtare ka dërguar një notë proteste të fuqishme ndaj ambasadorit të Izraelit në Greqi për kërcënimet e Tel Avivit pas ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj flotiljes ndërkombëtare të solidaritetit “Global Sumud Flotilla”, që kishte destinacionin Gazën. Me urdhër të Ministrit të Jashtëm, Georgios Gerapetritis, pasditen e së premtes përveç demarsheve verbale që ishin zhvilluar më herët, është dërguar edhe kjo notë pas deklaratave të ministrit izraelit të Sigurisë që kërkoi burgosjen e aktivistëve ,mes tyre 27 qytetarë grekë, prej të cilëve një deputete e Parlamentit si dhe dy gazetarë nga Selaniku. Forcat israelite ndaluan mbi 40 anije dhe arrestuan rreth 400 aktivistë të Flotiljes Global Sumud, iniciativës humanitare ndërkombëtare për të dërguar ndihma në Gaza . Një delegacion i Ambasadës Greke në Tel Aviv...