Aksident në Gjirokastër, polici përplas për vdekje 71-vjeçaren

Aksident në Gjirokastër, polici përplas për vdekje 71-vjeçaren

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një 71-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një oficer policie. Mësohet se 71-vjeçarja ishte pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një oficer të Policisë së Shtetit, sapo ajo ka dalë nga autobusi. Polici ka përplasur 71-vjeçaren Kostulla Harito me automjetin e tij privat, teksa po shkonte në punë. “Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen K. H., rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në...