FOTOT/ Përfundon mbledhja e PS, deputetët dhe ministrat shfaqen të buzëqeshur pas ndarjes së detyrave

FOTOT/ Përfundon mbledhja e PS, deputetët dhe ministrat shfaqen të buzëqeshur pas ndarjes së detyrave

Ka përfunduar mbledhja e socialistëve e mbajtur në funksion të fushatës për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë. Pas mbledhjes ku u ndanë ‘detyrat’, deputetët dhe ministrat shihen të buzëqeshur në fotot e shkrepura nga LSA. Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit do të drejtojë edhe fushatën në Mat. Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Burime nga takimi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në njësinë 5 një ndër më të...