Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Këshilltari i Trump nxori FOTO-n e Ramës me Mcgonigal, Bushati zbulon shkakun: Ja pse u publikua tani
Analisti Andi Bushati i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, përballë moderatores Armela Ferko ka shpjeguar edhe arsyen se, pse ai beson që doli fotografia e Edi Ramës me Charles McGonigal në këtë moment. Fotoja në fakt u publikuar pas komenteve tallëse të Edi Ramës ndaj presidentit Trump në takimin politik në Danimarkë, ndërsa Bushati u shpreh se, kjo foto u nxor që ti kujtojnë Ramës se cili është në të vërtetë. ‘Në fakt kjo foto është publikuar edhe më parë nga ish e dashura e Charles McGonigal, në atë hakmarrjen e saj ndaj të dashurit tradhtar. Problemi pra nuk është tek fotoja, por problemi është që, një njeri megjithëse nuk është në funksion, por i galaksisë që rrotullohet rreth Trumpit, kujtohet...