Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vuçiq pretendon se ‘të gjithë po përgatiten për luftë’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se ‘të gjithë po përgatiten për luftë’ dhe se Kosova po ‘përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës’ për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës. Vuçiq i bëri këto komente pasi u pyet nga një gazetar për thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj. Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiq tha se ‘bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë’ dhe se ai ‘mendon se po shkojmë drejt një konflikti të madh’. ‘E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them...