E bija e denoncoi të humbur, 65-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri pranë lumit Mat

E bija e denoncoi të humbur, 65-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri pranë lumit Mat

FOTO ILUSTRUESE LEZHË-Një tjetër vrasje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Gjergj Tusha, 65-vjeç është gjetur i vrarë në afërsi të hidrovorit të Tales në Lezhë. Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. 65-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur rreth ores nga vajza e tij, rreth orës 14:40, ku kërkoi ndihmën e autoriteteve për gjetjen e babait, pasi kishte humbur kontaktet me të. Pas disa orësh kërkimesh, ai është gjetur pa shenja jete, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë. Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, e cila dyshohet se është shkaktuar me armë zjarri. Ende nuk dihet se kush është autori dhe rrethanat e ngjarjes./ZËRI