Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Vrasje me armë zjarri”, Policia e Lezhës jep detaje për 65-vjeçarin e gjetur në Tale
Një person është gjetur i pajetë në afërsi të hidrovorit të Tales, në Lezhë. Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat e policisë ndodhen aktualisht në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës. Lezhë / Informacion paraprak Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T. Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup,...