Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ishte shpallur i humbur, 65-vjeçari gjendet i vrarë, detaje nga krimi i rëndë
Një 65-vjeçar nga Pllana, Lezhë, është gjetur i pajetë rreth orës 17:30 në breg të lumit Mat, pas disa orësh kërkimesh nga Policia, e cila ishte njoftuar nga vajza e tij për humbjen e kontaktit. Nga këqyrja paraprake, viktima Gjergj Tusha ka shenja dhune, përfshirë një plagë që dyshohet të jetë nga armë zjarri. “Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T. Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune,...