Veliaj ankimoi shkarkimin në ‘GJK’, Rama me strukturat e PS: Nuk e largoi Qeveria, por Këshilli Bashkiak

Veliaj ankimoi shkarkimin në ‘GJK’, Rama me strukturat e PS: Nuk e largoi Qeveria, por Këshilli Bashkiak

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar këtë të premte një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e Tiranës, në funksion të organizimit të fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Burime për Panorama Online nga mbledhja bëjnë të ditur se Rama ka komentuar  situatën e krijuar pas vendimit për shkarkimin e Veliajt, duke sqaruar: “Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn, por Këshilli Bashkiak. Deklarata e Ramës vjen vetëm një ditë pasi avokatët e Veliajt depozituan në Gjykatën Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme. Kreu i PS-së i ka kërkuar të pranishmëve të mos përfshihen në debate politike apo publike lidhur me mënyrën e dekretimit të...