U gjet i pajetë në Tale, 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri, në trup ka dhe shenja dhune

U gjet i pajetë në Tale, 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri, në trup ka dhe shenja dhune

Policia konfirmon se 65-vjeçari, i gjetur i vdekur në Talë të Lezhës, është vrarë me armë zjarri. Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat. Nga këqyrja paraprake, viktima kishte shenja dhune dhe një plagë në trup që dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri. Siç bën me dije policia, rreth orës 14:40, një qytetare ka telefonuar për të raportuar humbjen e kontakteve me babain e saj, shtetasin Gjergj Tusha, 65 vjeç, banues në fshatin Pllanë. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Më pas u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 65-vjeçarit pranë hidrovorit në Talë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po...