VIDEO/ Stuhia e fortë godet Bullgarinë, humbin jetën 3 persona

VIDEO/ Stuhia e fortë godet Bullgarinë, humbin jetën 3 persona

Bullgaria juglindore dhe veriperëndimore është goditur nga një stuhi e fortë me reshje të rrëmbyeshme. Kjo ka shkaktuar përmbytje të mëdha, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën tre persona. Si pasojë, shumë komunitete janë shpallur në gjendje të jashtëzakonshme. Sipas ministrit të Brendshëm Daniel Mitov, tre persona kanë humbur jetën në vendpushimin Elenite në bregun e Detit të Zi. Dy nga viktimat ishin një roje kufitare dhe një shofer traktori, ndërsa viktima e tretë humbi jetën në një hotel, pasi uji u ngrit me shpejtësi.