Lufta në Ukrainë, Rusia godet infrastrukturën e gazit në Kharkiv dhe Poltava

Lufta në Ukrainë, Rusia godet infrastrukturën e gazit në Kharkiv dhe Poltava

Rusia ka kryer sulmin më të madh deri më sot ndaj infrastrukturës së prodhimit të gazit natyror në Ukrainë, që nga nisja e pushtimit në vitin 2022. Gjatë natës, forcat ruse lëshuan 35 raketa dhe 60 dronë kundër objekteve energjetike, njoftoi kompania shtetërore ukrainase e energjisë, Naftogaz. Sipas Naftogaz dhe kompanisë private të energjisë DTEK, objektet e goditura ndodhen në rajonet e Kharkivit dhe në Poltavës . Sulmet shkaktuan dëme të mëdha në objektet e prodhimit të gazit. “Një pjesë e madhe e objekteve tona u dëmtuan. Disa nga dëmet janë shumë serioze”, deklaroi në Facebook drejtori i përgjithshëm i Naftogaz, Serhiy Koretsky, duke e cilësuar sulmin si terrorizëm të qëllimshëm nga Moska. Sipas tij, këto sulme nuk kanë asnjë kuptim nga pikëpamja ushtarake dhe...