LAJM I FUNDIT/ E konfirmon policia, 65-vjeçari që u gjet i pajetë në Tale u vra me armë zjarri

LAJM I FUNDIT/ E konfirmon policia, 65-vjeçari që u gjet i pajetë në Tale u vra me armë zjarri

Lezhë / Informacion paraprak Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T. Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare...