Rama thotë se do të zhdukë cash-in, por Shqipëria përmbytet nga paraja jashtë bankave

Rama thotë se do të zhdukë cash-in, por Shqipëria përmbytet nga paraja jashtë bankave

Teksa kryeministri deklaron publikisht se do të zhdukë qarkullimin e parasë cash në ekonominë shqiptare brenda 5 viteve të ardhshme, në realitet po ndodh absolutisht e kundërta. Statistikat zyrtare dëshmojnë se paraja cash po përmbyt ekonominë shqiptare me ritmet më të shpejta të shënuara ndonjëherë në histori. Të dhënat e raportuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se paraja jashtë bankave u rrit me 60 miliardë lekë ose rreth 620 milionë euro në harkun kohor të një viti duke arritur një rekord të ri historik. Sot në ekonominë shqiptare qarkullojnë plot 463.6 miliardë lekë para cash që përdoret në transaksionet e përditshme, nga 403 miliardë lekë që ishte shifra në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por ky është vetëm deti i parasë fizike...