Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Paralajmërimi i Ramës për ndërtimet pa leje, Petraj: Penalizon qytetarët e thjeshtë, ndërkohë…
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën e re ligjore për ndërtimet pa leje. Kryeministri paralajmëroi masa drastike ndaj çdo ndërtimi që tejkalon më shumë se 10% të lejes, duke theksuar se objektet e tilla do të konfiskohen tërësisht dhe do të vihen në funksion të shtetit ose për qëllime sociale. Avokati Petraj theksoi nevojën për një trajtim të diferencuar në ligj, duke bërë dallimin mes qytetarëve që ndërtojnë për nevoja jetese dhe ndërtuesve që ndërhyjnë në mënyrë sistematike për përfitim financiar. Petraj vuri në dukje gjithashtu se ligji aktual shpesh nuk përshtatet me realitetin në terren në zbatimin e tij nga institucionet. Ai kritikoi qasjen që, sipas tij, shpesh penalizon...