Arlind Qori shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit

Arlind Qori shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit

Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes BASHKË, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj. Qori do të përballet në këtë garë zgjedhore me kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, dhe kandidatin e Partisë Demokratike, ende të pacaktuar. Në njoftimin e bërë publik nga Lëvizja BASHKË, Qori paraqitet si “alternativa e vërtetë për Tiranën”, një zë kritik ndaj keqqeverisjes dhe një figurë me histori të gjatë angazhimi në çështje qytetare dhe sociale. Si pedagog dhe aktivist, ai ka qenë i pranishëm në debatet publike mbi çështje kyçe si strehimi, transporti publik, ndotja e ajrit, hapësirat e gjelbra dhe lufta kundër korrupsionit në administratën lokale. “Zgjedhjet në Tiranë...