S’ka bileta në shitje për sfidën me Shqipërinë, Serbia del me vendim ekstrem

S’ka bileta në shitje për sfidën me Shqipërinë, Serbia del me vendim ekstrem

Ndeshja e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” në Leskovac, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve të zakonshëm. Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka marrë një vendim drastik, duke mos lejuar shitjen publike të biletave, për arsye sigurie. Sipas njoftimit zyrtar të FSS, nuk do të dalë asnjë biletë në shitje, ndërsa pjesëmarrja në stadium do të mundësohet vetëm për persona të identifikuar dhe të përzgjedhur në mënyrë të kontrolluar. Po ashtu hyrja në stadium do të jetë e mundur vetëm me biletë të personalizuar dhe dokument identifikimi (kartë ID ose pasaportë). Ky vendim është marrë në konsultim me FIFA-n, UEFA-n dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, si dhe për shkak të historisë së...