No Image Available

Hyn në fuqi më 1 Janar rivlerësimi i pronave me 5% tatim, Malaj, takon grupet e interesit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi sot konsultime publike me grupet e interesit, përfshirë Shoqatën e Ndërtuesve, Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit, lidhur me dy nisma kryesore që prekin sektorin e pasurive të paluajtshme: projektligjin për rivlerësimin e pronave dhe metodologjinë e re për taksën mbi ndërtesën. Ministri theksoi se metodologjia e re e llogaritjes së taksave vendore, çmimet e reja të referencës dhe rivlerësimi do të hyjnë në fuqi më 1 Janar 2026. Ky afat, sipas Malajt, u jep individëve dhe bizneseve kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur. Rivlerësimi i pronave, 9 muaj afat dhe 5% tatim Projektligji më i rëndësishëm është ai që parashikon një periudhë të re për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme. Qeveria u ka dhënë qytetarëve dhe subjekteve juridike...