Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Sali Berishën, ja kur do të mbahet seanca e rradhës
                            Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani” është shtyrë për në datën 15 prill, ora 14:00, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Xhimi Begeja. Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.