Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjedia në klubin Pulse/ 34 zyrtarë e 3 kompani të akuzohen për zjarrin me 62 viktima në Koçan
Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi të premten se është konfirmuar aktakuza kundër 34 personave dhe tri kompanive të dyshuara për zjarrin që la dhjetëra të vdekur në një klube nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023. Në mesin e të akuzuarve janë ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DZS), ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit, inspektorë, si dhe persona përgjegjës në kompanitë që menaxhonin klubin e natës. Zjarri që shpërtheu në klubin Pulse natën mes 15 dhe 16 marsit vrau 62 njerëz dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë. Gjykata nuk ka treguar se kur do të fillojë gjykimi për këtë rast. Të gjithë të akuzuarit ngarkohen me veprën penale: shkaktim i veprave të rrezikshme kundër...