Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet në 6 bashki, Rama presion socialistëve: Çdo deputet aktual dhe i mëparshëm të zbresë në terren
Të gjithë deputetët dhe drejtuesit politikë që nuk kanë zgjedhje në bashkinë e tyre, do të angazhohen në fushatën e Tiranës. Kjo është direktiva e kryeministrit Edi Rama, i cili përveç drejtuesve politikë, ka theksuar se në terren do të zbresin edhe ministrat, të cilëve do t’u caktohen zona të caktuara. Zonat elektorale për deputetët dhe ish-ligjvënësit socialistë që kanë garuar në Tiranë do të jenë të njëjta si ato për zgjedhjet e 11 majit. Në fushatë atyre do t’u shtohen edhe deputetët e qarqeve të tjera, në të cilat nuk ka zgjedhje të pjesshme lokale. Sakaq, në takimin e sotëm Rama ka kërkuar që fitorja e Tiranës të konfirmojë rezultatin bindës që Partia Socialiste arriti më 11 maj.