Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e 9 nëntorit, nis takimi me strukturat e Tiranës, zbulohet porosia e Ramës
Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur në kryeqytet mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë, e thirrur nga kreu i PS, njëherësh kryeministri Edi Rama. Mbledhja zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, të cilat përveç Tiranës përfshijnë edhe 5 bashki të tjera të vendit. Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi raporton se në mbledhje marrin pjesë të gjithë drejtuesit politikë të PS, jo vetëm ata të bashkive që më 9 nëntor do të shkojnë në zgjedhje. Po ashtu janë të pranishëm edhe ministrat, deputetët, ish-deputetët që nuk morën dot mandat në 11 maj në qarkun e Tiranës, kandidatët që ishin në listë dhe çdo drejtues i strukturës lokale të PS. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe...