‘Po na shpopullojnë’/ Banorët e krahinës Dukat-Tragjas-Radhimë-Orikum, kërkesë ndërkombëtarëve: Ndaleni këtë krim!

‘Po na shpopullojnë’/ Banorët e krahinës Dukat-Tragjas-Radhimë-Orikum, kërkesë ndërkombëtarëve: Ndaleni këtë krim!

Një grupim banorësh të krahinës Dukat-Tragjas-Radhimë-Orikum, të mbledhur në një Kuvend Komunitar, kanë ngritur një thirrje urgjente drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës së Hagës për Krime kundër Njerëzimit dhe SPAK-ut, duke akuzuar qarqe politike dhe struktura shtetërore në Shqipëri për “krime të organizuara kundër komunitetit”. Sipas tyre, prej më shumë se tre dekadash, e sidomos në vitet e fundit, banorët e zonës përballen me një presion të organizuar që synon shpërnguljen dhe shpopullimin e krahinës. Në dokumentin e tyre, banorët pretendojnë se institucione shtetërore, funksionarë publikë dhe grupe biznesmenësh po u mohojnë të drejtat themelore, duke përfshirë: Të drejtën për konsultim publik në projekte që prekin jetën, shëndetin dhe pronat e tyre. Të drejtën e pronësisë, të cilat, sipas tyre, po...