Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Piruetat e Ramës nga sulmues në servil ndaj Trumpit, në 2016 e shpalli kërcënim për njerëzimin,sot e quan shpëtimtar…
Nga studioja e “Zonës së Debatit” në pranverën e vitit 2016, ku paralajmëronte apokalipsin nëse Trump zgjidhej president i SHBA-ve, deri tek intervista e kësaj jave për “Bloomberg”, ku e quan “shpëtimtarin e Europës”, kryeministri Edi Rama ka bërë një kthesë 180 gradëshe që sfidon çdo standard serioz diplomatik. Në 2016 e quan “turp të qytetërimit perëndimor” dhe “kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, ndërsa sot, në 2025, e lavdëron si një burim inspirimi për BE-në. Nga “Zoti mos e dhëntë që të zgjidhet Trump” në “Zoti e shpëtoi Amerikën përmes Trump”, hipokrizia e kryeministrit shqiptar thyen çdo rekord. Dhe ndërsa Shqipëria zvarritet mes korrupsionit dhe ngecjes drejt Bashkimit Evropian, Rama flet për “mikun Kushner” dhe përkrah resortet miliardëshe në Sazan. Kur një lider që dikur e...