GJKKO pushon një padi për shpifje kundër Flamur Nokës

GJKKO pushon një padi për shpifje kundër Flamur Nokës

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pushuar një padi për shpifje kundër Flamur Nokës. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se ky vendim u mor për shkak të të mosparaqitjes së pajustifikuar të palës së dëmtuar akuzuese në seancat gjyqësore. Flamur Noka ishte paditur nga Gjergji Vishkulli për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht, duke kërkuar dëmshpërblim për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cenimi i imazhit personal, profesional, si edhe përgënjeshtrim të lajmit të publikuar në media. NJOFTIM PËR MEDIAT 1. I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur...