Shpërndante kokainë në kryeqytet, arrestohet taksisti 43-vjeçar

Shpërndante kokainë në kryeqytet, arrestohet taksisti 43-vjeçar

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën dhe sekuestruar 12 doza kokainë. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Xh., 43 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë kontrollit të automjetit taksi që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokaine. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit B. N”, njofton policia.