Raporti i OECD, Blushi: BE rrëzon propagandën e Ramës, Shqipëria e fundit në rajon për klimën e biznesit

Raporti i OECD, Blushi: BE rrëzon propagandën e Ramës, Shqipëria e fundit në rajon për klimën e biznesit

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me raportin e OECD, për Konvergjencën ekonomike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2025. ‘BE rrëzon propagandën e Ramës, Shqipëria e fundit në rajon për klimën e biznesit’, theksoi Blushi. Blushi: Raporti i fundit i OECD, i financuar nga Presidenca polake e Bashkimit Europian, për Konvergjencën ekonomike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2025, e rendit Shqipërinë në fund të listës sa i përket klimës së biznesit. Sipas të dhënave, që bazohen në analizën e 35 treguesve konkretë në 5 fusha të ndryshme, Shqipëria renditet vendi i fundit në rajon me 56 pikë, nën mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 66 pikë për klimën e biznesit. Që nga periudha 2014-2016, rezultati i vendit...