Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pezullohet nga puna shefi i krimeve në Përmet
Shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Përmet është pezulluar nga puna me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Njoftimi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjiroksatër, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë N/Komisar DH. Ç., me detyrë (në kohën e kryerjes së veprës penale) Shef Seksioni në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Përmet. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Ekzekutimi i urdhrit u bë në vijim të hetimeve të thelluara lidhur me procedimin penal të vitit 2025, ku gjatë marrjes...