Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sot Partizani-Tirana/ Derbi “blindon” kryqeqytetin, policia plan masash: Bllokohen disa akse
tirana-partizani TIRANË- Partizani dhe Tirana do përballen këtë të premte në orën 19:00 për raundin e gjashtë në Superligë. E gjithë vëmendja sot do jetë në 'Air Albania', ndërsa policia e Tiranës ka marrë masat për mbarëvajtjen e duelit kryeqytetas. Nga ora 17:00 do të bllokohen këto segmente: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Policia gjithashtu ka hartuar edhe planin për lëvizjen e tifozërisë, përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar. Njoftimi: Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 19:00,...