Gjykata pranon kërkesën e Jonaid Myzyrit, i hiqet masa e pezullimit nga detyra

Gjykata pranon kërkesën e Jonaid Myzyrit, i hiqet masa e pezullimit nga detyra

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e kreut të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyrit, për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”. Sipas vendimit të gjykatës, është konstatuar se masa e sigurisë ka humbur fuqinë, duke i hapur rrugë rikthimit të Myzyrajt në ushtrimin e detyrës së tij. Ky zhvillim vjen pas një procesi të kujdesshëm ligjor dhe vlerësimit të rrethanave, ku gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë më kushtet për vazhdimin e masës së mëparshme. NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Kërkuesi Jonaid Myzyri me datë 02.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale,...