Rekrutimi i vajzave nga Amerika Latine për prostitucion në Shqipëri/ Arrestohen 10 persona në Kolumbi, vijon hetimi

Rekrutimi i vajzave nga Amerika Latine për prostitucion në Shqipëri/ Arrestohen 10 persona në Kolumbi, vijon hetimi

Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i zhvilluar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane dhe ndërkombëtare, ka çuar në arrestimin e 10 personave në Kolumbi. Prokurori i çështjes dhe përfaqësues të strukturave hetimore shqiptare ndodhen aktualisht në Kolumbi për të ndjekur nga afër zhvillimet. Operacioni është mbështetur nga projekte dhe agjenci të BE-së, si EU4FAST, WBCrimJust, EUROPOL dhe EUROJUST. Hetimet për këtë rrjet kriminal vijojnë në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar. Njoftimi i Policisë: Në vijim të njoftimit të dhënë më parë për zhvillimin dhe finalizimin e operacionit policor “Rrjeti”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL...