Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha: Nuk bojkotojmë zgjedhjet, Shqipëria nuk ka më president, por skllav të krimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi për herë të parë vendimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të shpallur datën e zgjedhjeve në Tiranë, edhe pse shkarkimi i Erjon Veliajt ndodhet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Berishës, dekreti për zgjedhjet në kryeqytet ishte një akt i turpshëm. “Shqipëria nuk ka president, ka një skllav të krimit që fshihet prapa gishtit dhe që më thanë se u fsheh prapa Rusmalit.” Por, edhe pse për demokratët dekreti është në shkelje të Kushtetutës, opozita do të garojë në zgjedhjet e 9 nëntorit. “Ne nuk bojkotojmë. Edi Rama do festonte nëse do bojkotonim, por ne nuk do ia japim atë kënaqësi atij. Ne do ta luftojmë atë çdo orë, çdo ditë, kudo që të jetë.” Lideri i Partisë...