Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Institucionet e bllokuara, Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet për vitin 2026
Krizës politike në Kosovë nuk po i shihet fundi dhe tani ajo po rrezikon ta paralizojë edhe financat publike të shtetit. Nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afateve ligjore, vendi mund të hyjë në vitin 2026 pa buxhet. Bllokada politike e krijuar në Kuvend përveç se ka futur Kosovën në një kolaps politik, ajo po shkakton edhe pasoja ekomomike.Pa një qeveri legjitime dhe pa kuvend të konstituuar veç telasheve ekonomike me të cilat ballafaqohet Kosova në vazhdimësi, ajo po rrezikon që të hyjë në vitin 2026 pa buxhet të aprovuar.Sipas ligjit, qeveria duhet ta miratojë projektligjin për buxhetin deri më 31 tetor dhe ta dërgojë më pas në Kuvend për votim. Por, për shkak se Kuvendi nuk është ende i konstituuar, ky proces është...