Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Dy të moshuar bllokohen nga bora në Tropojë, djali shkon t’i ndihmojë por ngec edhe vetë
                            Dy të moshuar dhe djali i tyre kanë mbetur të bllokuar nga dëbora në zonën e Bjeshkës së Javorrit në Tropojë. Alarmi për ndihmë është dhënë rreth orës 13:30. Sipas informacioneve, të moshuarit kishin mbetur të bllokuar nga bora në Bjeshkën e Javorrit. Atyre tentoi t’u shkonte për ndihmë djali i tyre, por edhe vetë u bllokuar me automjet për shkak të reshjeve të dëborës. Të tre kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve lokale. Ndërkohë, Bashkia e Tropojës po merr masat e duhura për t’u shkuar në ndihmë personave të bllokuar.