Prostituonin vajzat latine në Shqipëri, 10 të arrestuar në Kolumbi

Prostituonin vajzat latine në Shqipëri, 10 të arrestuar në Kolumbi

Lidhur me operacionin hetimor “Rrjeti” ku u godit një grup kriminal të trafikimit të vajzave nga Amerika Latine dhe Azia Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion në Shqipëri, Policia e Tiranës njofton se janë arrestuar 10 persona. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST, vazhdojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Aktualisht, në Kolumbi ndodhen Prokurorë të çështjes dhe drejtues të strukturave hetimore të DVP Tiranë, të cilët po marrin pjesë në operacionin e përbashkët ndërkombëtar me homologët kolumbianë. Në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 19 masa sigurie, nëntë...