Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Më akuzonte se i kisha ofenduar bashkëshorten”, detaje nga vrasja në Babrru
Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e ndodhur në Babrru, ku një sherr mes dy shokëve përfundoi tragjikisht. Autori, i cili kishte qëndruar për 10 ditë në banesën e viktimës, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë. Sipas tij, konfliktet nisën, pasi viktima e akuzonte se i kishte ofenduar bashkëshorten, raporton për Klan News, gazetari Besar Bajraktaraj. Të enjten, pas një debati telefonik, autorit i është dashur të shkonte në banesën e viktimës, për të marrë rrobat e tij. Para hyrjes në shtëpi, mes tyre shpërtheu një zënkë me duar, gjatë së cilës autori e goditi viktimën me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.